Saturday, 15. August 2026
Sport

Arbër Hoxha shënon në fitoren e Dinamos së Zagrebit

GS 15/08/2026 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri, pasi ka shënuar gol me fanellën e Dinamos së Zagrebit në ndeshjen e javës së dytë të kampionatit kroat.

27-vjeçari shënoi golin e katërt për skuadrën e tij në fitoren 4-0 përballë Rudes në kampionat.

Ky ishte goli i parë sezonal për sulmuesin shqiptar me fanellën e Dinamos së Zagrebit.

Teilen: