• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, November 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Arbër Hoxha vendimtar për Dinamo Zagrebin, gol spektakolar ndaj Rijekës

01/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dinamo Zagreb vijon garën e ashpër për titullin kampion në Kroaci, dhe këtë herë protagonist absolut ishte sulmuesi i kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha. Futbollisti kuqezi i dhuroi tri pikë të arta ekipit të tij, duke shënuar golin e fitores në triumfin 2-1 ndaj Rijekës.

Moment vendimtar i sfidës erdhi në minutën e 84-t, kur Hoxha mori përgjegjësinë mbi supe dhe lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca. Topi “përkëdheli” ajrin dhe u ndal bukur në rrjetë, duke shkaktuar entuziazëm të madh te tifozët dhe habi të dukshme te futbollistët kundërshtarë. Një realizim që pa dyshim hyn tek golat viralë, i pastër, elegant dhe plot teknikë.

Ky ishte goli i tretë sezonal për Arbër Hoxhën në kampionatin kroat, duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer. Pas 12 javëve, Dinamo Zagreb mbetet në krye të klasifikimit së bashku me Hajduk Splitin, të dyja me nga 25 pikë, duke e bërë garën për titull edhe më emocionuese.

Një mbrëmje fantastike për Hoxhën që vazhdon të tregojë se është një vlerë e shtuar për klubin dhe për Shqipërinë.

Next Post

PSG fiton në frymën e fundit kundër Nice

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.