Futbollisti më i dashur dhe më i kërkuar nga tifozët e Kosovës, Arbër Zeneli, do të përkrah kombëtaren dardane përballë Suedisë, në Goteborg sonte.
Ai dhe vëllai i tij Besfort Zeneli, ky i fundit madje zgjodhi Suedinë pas problemeve me trajnerët e drejtuesit e FFK-së, duket se ka bërë paqe me Agim Ademin, me të cilin të hënën mbrëma edhe ka bërë një fotografi.
Në një postim në Facebook, pak para ndeshjes Suedi – Kosovë, Ademi i FFK-së shihet me Arbër Zenelin dhe Franco Fodën, përzgjedhësin e Kosovës.
“Kombëtarja jonë është ndërtuar mbi talentin dhe përkushtimin e futbollistëve si Arbër Zeneli. 💪⚽️🇽🇰
Kënaqësi që ai sonte është pranë ekipit për ta përkrahur nga tribunat. Gjithmonë me zemër për Kosovën, brenda dhe jashtë fushës. Shpresojmë që sonte ta kemi edhe fatin në anën tonë. 💛💙”, ka shkruar Ademi.