Finalja e “playoff”-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026 ndërmjet Kosovës dhe Turqisë do të drejtohet nga arbitri anglez Michael Oliver.
Përballja mes dy kombëtareve do të zhvillohet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45, në një ndeshje që pritet të ketë peshë të madhe për të dy ekipet, transmeton lajmi.net.
Oliver do të ndihmohet nga asistentët Stuart Burt dhe James Mainwaring, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Christopher Kavanagh.
Arbitri anglez konsiderohet një nga emrat më të njohur në futbollin evropian, me përvojë në gara të mëdha ndërkombëtare, përfshirë Kampionatin Evropian dhe ndeshje finale në nivele të ndryshme.
Caktimi i tij për këtë sfidë shihet si një tregues i rëndësisë së ndeshjes, e cila do të vendosë jo vetëm për një vend në Botëror, por edhe për prestigjin e dy përfaqësueseve në arenën ndërkombëtare./lajmi.net/