Antoni Tejlor u bë protagonist disa javë më parë në finalen e Ligës së Europës mes Romës dhe Seviljas. Arbitri anglez u bë qendra e polemikave dhe Murinjo e konsideroi si njeriun që shkatërroi finalen e tij, ndërkohë që protesta kundër ka edhe në Angli.
Tejlor është përcaktuar për të gjykuar ndeshjen e javës së parë të Premier Ligës mes Çelsit dhe Liverpulit por kjo ka sjellë pakënaqësi në të dyja kampet. Tifozeria londineze ka nisur një fushatë për të ndryshuar vendimin dhe kundër arbitrit janë mbledhur 160 mijë firma në peticionin kundër tij.
Ndërkohë, edhe në Liverpul ka shumë pakënaqësi. Tejlor e ka gjykuar Liverpulin në disa raste ndërkohë që në dy ndeshje ka larguar me karton të kuq trajnerin Jurgen Klop. Tashmë, mbetet të shihet nëse Federata do të respektojë dëshirën e klubeve apo do të lërë Tejlorin.
PANORAMASPORT.AL