FC Ferizaj ka bërë zgjedhjen e re në pankinë. Klubi ferizajas ka arritur marrëveshje me trajnerin me përvojë, Arbnor Morina, i cili do të drejtojë skuadrën në pjesën e mbetur të kampionatit.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, ku bëhet e ditur se Morina do të jetë në krye të ekipit në vazhdim të sezonit.
Për trajnerin Morina, kjo përfaqëson një tjetër sfidë në futbollin kosovar, ndërsa tashmë objektivi i tij është të organizojë skuadrën dhe të japë kontributin e tij në realizimin e synimeve të Ferizajt.
Me përvojën e tij në futbollin vendor, Morina pritet të sjellë një qasje të re në ekip dhe të nxjerrë maksimumin nga futbollistët në dispozicion për ndeshjet e mbetura të kampionatit.
Në njoftimin zyrtar, FC Ferizaj ka shprehur besimin tek trajneri i ri dhe i ka uruar atij suksese në detyrën e re.
“FC Ferizaj ka arritur marrëveshje me trajnerin Arbnor Morina, i cili do të drejtojë skuadrën tonë në vazhdim të kampionatit.
Morina i bashkohet klubit me synimin për të sjellë përvojën dhe profesionalizmin e tij në ekip, ndërsa së bashku do të punojmë për të arritur objektivat e klubit në pjesën e mbetur të sezonit.
I urojmë trajnerit Arbnor Morina mirëseardhje në familjen e FC Ferizajt dhe shumë suksese në detyrën e re!”, thuhet në njoftimin e klubit.