Futbollisti shqiptar, Arbnor Muja ka reaguar përmes një statusi në lidhje me deklaratën e trajnerit të Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse.
Giresse sot në konferencë për media para ndeshjeve të qershorit tha se lojtari i Antwerp, Arbnor Muja ka kërkuar vendin startues, prandaj nuk është ftuar, shkruan Lajmi.net
Por, Muja përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka bërë një reagim duke përgenjështruar deklaratën e trajnerit francez, Alain Giresse.
“Deklarata e selektorit, Giresse që unë i kam kërkuar vendin e titullarit në ndeshjet e qershorit, është e pavërtetë. Me selektorin Giresse dhe ndihmësin e tij kam biseduar gjatë pjesëmarrjes time në ndeshjet e marsit, kërkesa ime ka qenë se ku qëndrojnë planet e selektorit Giresse për ndeshjet e ardhshme. Edhe pse nuk jam paraqitur kundër Izraelit dhe Andorrës dhe i kam treguar që mendoj se ka qenë e padrejtë mosprezenca ime në ndeshjet e marsit”, ka shkruar Muja në rrjetet sociale