Monday, 4. May 2026
Sport

Arbnor Ramadani shpallet “Ylli i Javës”

GS 04/05/2026 2 Min. Lesezeit

Mesfushorit të Llapit, Arbnor Ramadani, i ka takuar epiteti i futbollistit më të mirë për xhiron e fundit në Superligën e Kosovës.

Fedearata e Futbollit të Kosovës (FFK), të hënën ka bërë të ditur se Ramadani është shpallur “Ylli i Javës”, duke e fituar çmimin që i ndahet lojtarit më të mirë pas përfundimit të secilës xhiro.

Ramadani është shpallur “Ylli i Javës” për javën e 32-t të Superligës së Kosovës në futboll pasi ishte më i merituari për fitoren e madhe të Llapit në udhëtim ndaj Ballkanit.

Llapi triumfoi 1:0, falë golit të Ramadanit, i cili gjatë tërë ndeshjes ishte më i dalluari në fushë dhe për këtë edhe u vlerësua si më i miri nga Komisioni i Veteranëve të futbollit.

Pasi mori çmimin, Ramadani u shpreh i lumtur për vlerësimin, duke theksuar rëndësinë e ekipit dhe fokusin për ndeshjet ardhshme.

Ai insistoi se së bashku me lojtarët tjerë të Llapit, do të japin maksimumin për ta ndihmuar ekipin që ta shmang barazhin në fund të sezonit.

Ramadani falënderoi FFK-në për çmimin, i cili tha se u dedikohet bashkëlojtarëve të tij, duke shtuar se pa ta nuk do të ishte e mundur të shpallet “Ylli i Javës”.

Aktualisht, Llapi ka 39 pikë të tubuara dhe zë vendin e tetë në tabelë, pozitë kjo që dërgon në barazhin e Superligës kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund të sezonit.

Teilen: