• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, November 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

‘Arda Güler nuk është pasuesi i im’, Toni Kroos shpjegon pse nuk qëndron krahasimi

12/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Toni Kroos, ish-‘ylli’ i mesfushës së Real Madridit, ka folur me fjalë vlerësuese për talentin turk Arda Güler, i cili po shkëlqen këtë sezon nën drejtimin e Xabi Alonso-s. Vetëm 20 vjeç, Güler është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Realit, me tre gola dhe gjashtë asistime në 16 ndeshje të këtij sezoni.

Në një intervistë për Sport1, Kroos e lavdëroi mesfushorin e ri, por mohoi krahasimet që po bëhen mes tyre:

“Jam shumë i lumtur që ai po luan më shumë këtë vit, sepse e meriton me cilësinë e tij të jashtëzakonshme. Është një djalë që mund të jetë i rëndësishëm për të ardhmen e klubit,” – u shpreh gjermani.

Megjithatë, Kroos theksoi se Güler ka një profil ndryshe nga ai:

“Arda është një lojtar shumë më ofensiv se unë, prandaj nuk mund të thuhet se është pasuesi im. Jam i lumtur për të, sepse është një djalë i mirë dhe me një prekje të topit shumë të butë, që këtë sezon e ka shfrytëzuar me efikasitet në Real Madrid.”

Kroos, i cili u tërhoq nga futbolli në vitin 2024, shtoi se e sheh të ardhmen e Gülerit të ndritur:

“Shpresoj që ai të vazhdojë të ketë minuta të rregullta loje, sepse vetëm kështu mund të zhvillohet më tej. Jam i bindur se, me këtë ritëm, do të lërë gjurmë të forta në Real Madrid për shumë vite.”

I pyetur për jetën pas futbollit, gjermani zbuloi se vazhdon të qëndrojë aktiv:

“Vetëm sepse dëgjohet më pak për mua, nuk do të thotë që s’kam asgjë për të bërë. Kam shumë angazhime. Punoj çdo ditë në akademinë time në Madrid, ku trajnoj personalisht dy ekipe,” – përfundoi Kroos.

Next Post

Kualifikimi direkt, “play-off”-i dhe mbetja jashtë, matematikat e Kosovës drejt Botërorit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.