Sunday, 15. March 2026
Sport

Arda Guler po del “Messi i ri”, vazhdon t’i befasojë në Real Madrid

GS 13/07/2023 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i Kombëtares së Turqisë, Arda Guler po vazhdon me stërvitje te klubi i tij i ri, Real Madrid.

Sot gjatë ditës ai shënoi një gol tejet të mirë në stërvitje, që befasoi të gjithë bashkëlojtarët e tij te klubi madrilen, shkruan Lajmi.net

Disa tifozë të klubit spanjoll po mendojnë se në Real Madrid tashmë është “Messi i ri”, duke iu referuar lojtarit turk si ylli argjentinas.

Arda Guler shkoi nga Superliga e Turqisë, nga skuadra e Fenerbaces në ekipin e Carlo Ancelottit për 20 milionë euro./Lajmi.net/

  


Teilen: