Mbrojtësi Ardian Ismajli do të jetë mungesa e madhe e Kombëtares së Shqipërisë për ndeshjen e këtij muaji ndaj Serbisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.
Ismajli bëhet mungesa e dytë në mbrojtje për këtë përballje pas Marash Kumbullës, i cili gjithashtu nuk do të jetë pjesë e listës së Sylvinhos për shkak të lëndimit.
Sylvinho brenda kësaj jave pritet ta publikojë listën me futbollistët e ftuar për ndeshjet e këtij muaji, përfshirë edhe miqësoren me Jordaninë.
Ismajli u dëmtua në humbjen e Torinos 2:1 nga Parma dhe u detyrua të largohet nga fusha në pjesën e dytë, ndërsa raportohet për një lëndim muskulor që do të mbajë jashtë fushe të paktën për një muaj.
Ndeshja Serbi – Shqipëri, luhet më 11 tetor në Leskovc, ndërsa në stadium pritet të jenë të pranishëm vetëm 6500 tifozë për shkak të dënimit që Federata serbe ka marrë nga FIFA.