• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ardian Ismajli vrapon dhe përqafon nënën e tij pas fitores së Shqipërisë

11/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ku ka më mirë se suksesin t’ia dedikosh nënës? Ardian Ismajli vrapon dhe përqafon nënën e tij pas fitores së Shqipërisë.

Nëna është gjëja më e shenjtë e një njeriu dhe këtë nuk e diskuton askush.

Se gjitha sukseset duhet dedikuar nënave e di mirë edhe qendërmbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli.

Mbrojtësi prishtinas ka qenë i jashtëzakonshëm mbrëmjen e së dielës ku për mrekulli ruajti yllin botëror Robert Lewandowskin në fitoren e Shqipërisë 2-0 ndaj Polonisë.

Ismajli së bashku me Gjimshitin ishin të pakalueshëm në mbrojtje dhe kanë krijuar një tandem të jashtëzakonshëm te Kombëtarja shqiptare.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, qendërmbrojtësi shqiptar ka bërë një gjest për tu duartrokitur.

26-vjeçari vrapoi drejt tribunave ku ishte prezent familja e tij, derisa ka përqafuar nënën e tij për t’ia dedikuar suksesin asaj që e ka rritur, edukuar dhe shkolluar.

Një gjest i jashtëzakonshëm nga Ardian Ismajli derisa video në fjalë është duke u shpërndarë jashtëzakonisht shumë.

Kujtojmë që njësoj si Ismajli kishin vepruar edhe futbollistët maroken në Kampionatin Botëror ku pas çdo fitore shkonin dhe përqafonin nënat e tyre në shenjë dashurie dhe falënderimi për sakrificat që kanë bërë.

Next Post

Kejn zbulon stërvitjen e famshme përpara Skocisë: Zbori ushtarak më bëri kapitenin e Anglisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.