free page hit counter
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, October 5, 2023
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result
Home Sport

Ardian Limani: Ne kthehemi me energji pozitive nga Zvicra dhe presim me padurim ndeshjen me Sileksin 

16/09/2023
in Sport
0 0
Share on FacebookShare on Twitter

Nën emocionet e ndeshjes me FC Wil në Zvicër (fitore 3:1) ku mijëra shqiptarë u mblodhën për të përshëndetur vizitën e Shkëndijës së Tetovës, kuqezinjtë kanë kthyer vëmendjen ka sfidat e ardhshme kampionale. 

Dueli i parë pas pauzës kampionale shkaku i ndeshjeve të ekipeve kombëtare për Shkëndijën do të jetë të dielën në Kratovë përballë Sileksit. 

Skuadra duket e karrikuar për të kërkuar rezultat pozitiv në një transfertë që duhet respektuar përballë Sileksit të papërshtatshëm si vendas. 

Digitalb OTT Digitalb OTT Digitalb OTT

Dueli Sileksi-Shkëndija luhet të dielën në Kratovë me fillim në orën 15:00.

Futbollisti Ardian Limani është optimistë.

“Ne kemi marrë një energji pozitive sepse vizita në Zvicër na ka bë shumë mirë pasi tifozët atje na kanë dhënë shumë dashuri dhe na kanë befasuar për të mirë duke ardhur në numër aq të madh

. Kështu që ne kthehemi me energji pozitive nga Zvicra dhe presim me padurim ndeshjen me Sileksin sepse neve na duhet një fitore për të vazhduar ecurinë e mirë që kemi në këtë kampionat”, tha Limani.

Futbollisti mendon se janë më të mirë se Sileksi:  “Po patjetër, sepse në rradhë të parë kemi pasur disa lojtarë të cilët nuk kanë qenë në gjendjen më të mirë fizike, tani mendoj se jemi më mirë.

Kjo na ka ndihmuar shumë, si në anën psiqike sepse na është dashur një pushim i tillë, por edhe në aspektin fizik pasi kemi punuar mirë gjatë këtyre dy javëve dhe mendoj se jemi të gatshëm për të dielën.”

Synimi i Shkëndijes është fitorja.

“Padyshim se është një ndeshje në të cilën ne duhet të rikthehemi te fitorja.

E dimë se Sileksi ka skuadër shumë të fortë, sidomos në terrenin vendas janë skuadër e vështirë për tu mposhtur.

Mirëpo ne e kemi analizuar shumë mirë kundëtshtarin, mendoj se jemi të gatshëm dhe kemi kualitetin e duhur për të vazhduar me fitore”, ka përfunduar Limani.


Next Post

Muriqi ia siguron 3 pikë ekipit të tij në Spanjë

Categories

Categories

  • Basketball
  • Boxing
  • Cycling
  • Football
  • Formula 1
  • Futboll
  • Golf
  • Moto GP
  • NBA Recaps
  • nfl
  • soccer
  • Sport
  • Tennis
  • Video

Tags

Champions League MMA MotoGP 2017 Premier League Super Bowl The Presidents Cup UFC US Sports Valentino Rossi Zlatan Ibrahimovic

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In