Friday, 14. August 2026
Sport

Ardit Deliu prezantohet tek Elbasani

GS 14/08/2026 1 Min. Lesezeit

Ardit Deliu është zyrtarisht një lojtar i Elbasanit. Klubi verdheblu ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit të njohur, që së fundmi ishte pjesë e Ballkanit në Superligën e Kosovës.

28-vjeçari është aktivizuar me Tiranën, Vllazninë dhe Laçin në kampionatin shqiptar, por ka luajtur edhe në Letoni me Liepajën.

“Ardit Deliu vjen në Elbasan pas eksperiencës me Ballkanin në Superligën e Kosovës. Mesfushori numëron minuta në elitën letoneze me Liepaja dhe në kampionatin tonë me Tiranën, Vllazninë dhe Laçin”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Teilen: