• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ardon Jashari edhe zyrtarisht kalon te Club Brugge, në Belgjikë

03/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mesfushori shqiptar me shtetësi të Zvicrës, Ardon Jashari do të largohet nga Luzerni në fund të edicionit. Ai do të transferohet te Club Brugge në Belgjikë. Transferimi tashmë është kompletuar, ka njoftuar Luzerni të mërkurën.

Jashari ishte te Luzerni që nga mosha 11-vjeçare, ndërsa ka kaluar të gjitha grupmoshat te ky klub. Në moshën 17-vjeçare ka luajtur me ekipin U21 të Luzernit dhe u bë kapiten. Ka debutuar herët në Superligë, ndërsa ka kohë që është kapiten i Luzernit, ndonëse vetëm 21-vjeçar.

Ai më herët kishte kërkuar largimin nga skuadra, por Luzerni nuk ia lejoi këtë. Një kohë kishte qëndruar jashtë skuadrës, por u kthye dhe vazhdoi me paraqitje të mira. Ishte çështje kohe para se të largohej nga Luzerni për ndonjë klub më të madh.

“Atë që Ardoni e ka arritur gjatë kohës me ne meriton respekt të madh”, ka thënë drejtori sportiv i Luzernit, Remo Meyer.

“Ndonëse mungesa e tij do të vërehet në edicionet e ardhshme, jemi të lumtur që Ardoni e bënë hapin tutje në karrierë. Luzerni është krenar që ka qenë i përfshirë në zhvillimin e këtij lojtari”, ka shtuar ai.

Jashari ka firmosur me Bruggen kontratë të vlefshme deri në vitin 2028. Ka pasur raportime se Jashari është transferuar për 6 milionë euro.

 

 

Next Post

Dhuna ndaj lojtarëve të Fenerbahces, merret vendimi për Trabzonsporin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.