Pas humbjes së dhimbshme në finalen e Kupës së Botës kundër Spanjës, Emiliano Martinez përdori rrjetet sociale për të ndarë një mesazh për tifozët e Argjentinës, duke lënë shumë pyetje pa përgjigje në lidhje me të ardhmen e tij me Albiceleste. Këto janë fjalët e portierit të Aston Villas, i cili ka qenë gjithashtu në radarin e Juventusit për javë të tëra: “Ëndërrova ta rifitoja atë, ëndërrova ta sillja atë në Argjentinë dhe të bëja histori edhe një herë”.
“E vërteta është se dhimbja është e vështirë për t’u shpjeguar, e tëra që mbetet është të reflektojmë mbi shumë gjëra dhe të vendosim se si të ecim përpara dhe nëse është koha për të bërë një hap prapa. Më vjen shumë keq, dhashë vërtet gjithçka nga vetja për të ndihmuar vendin tim dhe shokët e mi të ekipit”.