Wednesday, 29. July 2026
Sport

​Argjentina në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës

GS 05/07/2024 1 Min. Lesezeit

Emiliano Martinez ishte natën e tij më të mirë, pasi Argjentina arriti në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës në mënyrë dramatike, duke e mposhtur Ekuadorin pas penalltive.

Argjentina kaloi në epërsi në minutën e 36’ me golin e Lisandro Martinez, por në sekondat e fundit të ndeshjes, Ekuadori barazoi me golin e Rodriguez.

Kjo bëri që ndeshja të shkojë në penallti aty kur Argjentina triumfoi me rezultat 4-2, edhe pse Lionel Messi e humbi penalltinë.

Në gjysmëfinale, Argjentina do të ballafaqohet me fituesi e duelit Venezuel-Kanada.

Teilen: