Wednesday, 15. July 2026
Sport

Argjentina përmbys Anglinë, në finale kundër Spanjës

GS 15/07/2026 1 Min. Lesezeit

Finalja e Botërorit 2026 do të jetë Spanjë-Argjentinë. Albiceleste fituan me përmbysje përballë Anglisë, 2-1 në gjysmëfinalen e luajtur në Atlanta dhe kështu siguruan biletën për ndeshjen që do të diskutojë titullin kampion. Akti i fundit do të jetë Kampionët e Botës kundër kampionëve në fuqi të Evropës.

Në ndeshjen gjysmëfinale, “Tre Luanët” kaluan në epërsi me Gordon (55′) dhe ëndërruan një goditje të madhe, por Enzo Fernandez (85′) dhe Lautaro Martinez (92′) përmbysën gjithçka. Messi ishte vendimtar me dy asistime.

Kampionët e Botës do ta mbrojnë fronin e tyre kundër kampionëve të Evropës, Spanjës, të dielën, më 19 korrik

Teilen: