Uruguai i dha fund serisë prej 14 fitoreve radhazi të Argjentinës.
Sulmuesi i Liverpool-it, Darwin Nunez shënoi në minutën e 87-të, pasi Ronald Araujo hapi rezultatin në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2026 në Buenos Aires, shkruan lajmi.net.
Argjentina fituese e Kupës së Botës nuk kishte humbur që nga humbja 2-1 nga Arabia Saudite në ndeshjen e tyre të parë në turneun e Katarit vitin e kaluar.
“Nuk jemi ndjerë kurrë rehat. Humbja është një provë e mirë për ne. Ata janë një ekip intensiv dhe ishte e vështirë për ne të luanim lojën tonë. Ata kanë lojtarë fizikë dhe të shpejtë në mesfushë. Ne nuk gjetëm një mënyrë për të zotëruar topin për një periudhë të gjatë kohore”, tha kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi.
Ishte hera e parë që Messi nuk kishte arritur të shënonte për vendin e tij, kur luante, që nga fitorja e tyre në fazën e grupeve të Kupës së Botës ndaj Polonisë.
Goli hapës i Araujo për Uruguain ishte goli i parë që Argjentina ka pranuar që nga finalja e Kupës së Botës kundër Francës – një seri prej tetë ndeshjesh.
Uruguai emëroi ish-trajnerin e Leeds, Marcelo Bielsa si trajner kryesor në maj. /Lajmi.net/


