Tuesday, 14. July 2026
Sport

Argjentina, trajneri Scaloni: Rivaliteti me Anglinë? Është thjesht një ndeshje futbolli

GS 14/07/2026 1 Min. Lesezeit

Argjentina është vetëm një hap larg finales së Kupës së Botës, ndërsa trajneri Lionel Scaloni ka zgjedhur të fokusohet vetëm te futbolli. Në konferencën për shtyp, tekniku vlerësoi rrugëtimin e skuadrës, duke e cilësuar historik kualifikimin në gjysmëfinale.

Pavarësisht historisë së pasur të përballjeve me Anglinë, Scaloni nuk dëshiron ta shndërrojë këtë sfidë në një duel emocional. Sipas tij, në fushë do të përballen vetëm dy skuadra që synojnë finalen.

“Ajo që ka arritur kjo skuadër është historike, edhe pse mund të kishim luajtur më mirë. Të arrish deri këtu është një privilegj dhe nuk është aspak e lehtë. Jemi të lumtur dhe të emocionuar, ndërsa tani do të përpiqemi të shkojmë deri në fund, duke dhënë çdo pikë djerse”.

“Rivaliteti me Anglinë? Mesazhi është i qartë, kjo është thjesht një ndeshje futbolli. Kjo është gjithçka që kam për të thënë. Do të përballemi me një kundërshtar shumë të fortë, që drejtohet nga një trajner i shkëlqyer. Është një ndeshje futbolli dhe kaq”.

Teilen: