Thursday, 12. March 2026
Sport

Argjentinë-Spanjë spostohet në “Santiago Bernabeu”, UEFA nuk ka garanci për Katarin

GS 12/03/2026 1 Min. Lesezeit

Ndryshon vendi i “Finalissima”. Bie poshtë Doha për shkak të rrezikut të dronëve dhe raketave balistike për sfidën e 27 marsit.

Sipas “As”, stadiumi “Santiago Bernabeu” është zgjedhur zyrtarisht për zhvillimin e “Finalissima” mes Spanjës dhe Argjentinës më 27 mars. Eventi ishte programuar të zhvillohej në Doha të Katarit, por duket se ka rënë poshtë për shkak të sigurisë.

Mund të ketë rrezik dronësh dhe raketash balistike në Katar, ndaj dhe është aktivizuar klauzola e emergjencës nga ana e UEFA-s dhe Conmebol-it, që kanë preferuar kryeqytetin spanjoll. Hipoteza kanë qenë edhe Roma dhe Lisbona, por është zgjedhur impianti që garanton standarde organizative më të mira dhe që kandidon për të pritur finalen e Botërorit 2030.

Edhe pse në të njëjtën kohë luhet një tjetër ndeshje në Madrid, sfida mes Marokut dhe Ekuadorit në “Metropolitano”, autoritet lokale kanë nisur punën për marrjen e masave nga forcat e rendit. Ato kanë eksperiencën e 2018-ës, kur “Santiago Bernabeu” priti me sukses finalen e Kupës Libertadores mes River Plate dhe Boca Junior.

Teilen: