Kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi, gjatë ditës së shtunë ka vizituar KF Vaksinca, që garon në Ligën futbollistike të komunës së Likovës në Maqedoni.
“Isha për vizitë në Klubin futbollistik ” Vaksinca” , të cilët që nga java e kaluar kan filluar me aktivitete për sanimin e fushës sportive.
I lumtë rinisë së f. Vaksincë e disa bashkëfshatarëve, të cilët vullnetarisht me maqinerinë e tyre po kontribojn për krijimin e kushteve që ndeshjet e tyre t’i zhvillojnë në terrenin e tyre.
Kryetari, z. Erkan Arifi, ju siguroj se mbështetja nga institucioni komunë, nuk do të i mungoj, duke i garantuar se mjete financiare në Programën e vitit 2025, përveç se do të sigurohen për Ligën komunale, do të sigurohen edhe për çdo klub që garon veç e veç e d.m.th. , edhe për K.F. ‘Vaksinca’”, ka deklaruar Arifi.