Saturday, 4. April 2026
Sport

Arijan Ademi rikthehet në Dinamo

GS 08/09/2023 1 Min. Lesezeit

Arijan Ademi është përshëndetur me bashkëlojtarë dhe tifozët e skuadrës kineze, Pekin Guoan. 

Bisedimet u zhvilluan në Kinë për ditë të tëra dhe në fund Ademi vendosi që të shkëputë kontratën pas një gjysmë sezoni dhe të rikthehet te Dinamo e Zagrebit. 

“Lojtari legjendar që luajti ndeshjen e 357-të me fanellën e Dinamos, mund të luajë ndeshjen e parë dhe të radhës të shtunën e ardhshme kundër Slaven Belup që luhet në Maksimir. 

Përforcimi i ri/vjetër do të veshë fanellën me numrin 5 që klubi e pensionoj për nder të tij.

Ai e ndërpreu kontratën me Pekin Guoan dhe vjen në Maksimir si lojtar i lirë.

Dinamo është në fazën e grupeve të Conference League, së bashku me Viktoria Plzen nga Çekia, Astanën nga Kazakistani dhe Ballkani nga Theranda”, njofton mediumi kroat “Veçernj List”.

Teilen: