Monday, 13. April 2026
Sport

Arijon Ibrahimovic “thikë pas shpine” Kosovës? – Ftohet nga Gjermania U21!

GS 07/11/2025 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Gjermanisë U21 ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e nëntorit, dhe befasia më e madhe është përfshirja e Arijon Ibrahimovicit.

Mesfushori i talentuar, i cili së fundmi përflitej se mund t’i bashkohej Kombëtares së Kosovës, është ftuar nga trajneri i të rinjve të Gjermanisë për ndeshjet ndaj Maltës dhe Gjeorgjisë, transmeton lajmi.net.

Në listën e publikuar figuron edhe një tjetër futbollist me origjinë shqiptare, Nelson Weiper, ndërsa mungon Brajan Gruda, i cili nuk është përfshirë për shkak të lëndimit./lajmi.net/

Teilen: