• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Arlind Ajeti humb dy ndeshjet me Kombëtaren e Shqipërisë, kjo është arsyeja

13/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Arlind Ajeti lëndohet dhe humb dy ndeshjet me Kombëtaren e Shqipërisë.

Ka një ndryshim në listën e Kombëtares për dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të Euro 2024 ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mbrojtësi Arlind Ajeti nuk do të jetë i gatshëm për këto dy sfida për shkak dëmtimi.

Futbollisti është dëmtuar gjatë ndeshjes së fundit në kampionatin rumun me Cluj, por është paraqitur që mbrëmë në grumbullimin e Kombëtares, duke iu nënshtruar kontrolleve mjekësore.

Pas rezonancës magnetike është konkluduar se Ajeti ka një dëmtim në muskujt e pasëm të kofshës së majtë dhe ka nevojë për disa ditë pushim para se të nisë rikuperimin.

Në këto kushte, trajneri Sylvinho ka vendosur të thërrasë për këto dy ndeshje mbrojtësin Jon Mersinaj, i cili do të bashkohet me ekipin në orët në vazhdim.

Lojtarët e tjerë nuk kanë probleme fizike dhe i gjithë grupi pritet të plotësohet gjatë mbrëmjes së të hënës.

Next Post

Policia e Kosovës del me raport për ato që ndodhën në ndeshjen Kosovë – Izrael

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.