Saturday, 11. April 2026
Sport

Armand Duka: Marrëdhëniet me FFK-në dhe Agim Ademin i kemi të shkëlqyera

GS 02/10/2023 1 Min. Lesezeit

Njeriu i parë i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe zëvendës-president i UEFA-s, Armand Duka ka thënë se marrëdhëniet me homologun e tij te Kosova, Agim Ademin janë të shkëlqyera dhe zërat që ka krisje janë të dashakëqijve të futbollit shqiptar.

“Nuk kanë qenë as nuk do të krisen kurrë raportet me Ademin. Te dy kemi raporte shumë të mira, ndihmojmë shumë njëra tjetrën në çdo situatë për zhvillimin e futbollit, shkëmbejmë eksperienca dhe do të vazhdojë të jetë kështu”, ka thënë Duka në një bisedë për ATV

  

Zërat për një krisje të raporteve lindën pas largimit të disa lojtarëve nga Kosova, por këta zëra i ka mohuar edhe vet Ademi që ka thënë se kanë raporte jashtëzakonisht të mira dhe vazhdojnë të punojnë fuqishëm bashkë për ta ngritur sa më lartë futbollin shqiptar.

  

  


Teilen: