• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Armando Broja sërish titullar te Chelsea, “Ylli” i Kombëtares i shpëtoi mirë një tjetër dëmtimi

30/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk mundi të shënonte apo të ishte protagonist i madh. Gjithsesi, për Armando Brojën ka rëndësi që trajneri i tij, Mauricio Pochettino, vazhdon t’i besojë dhe ta aktivizojë gjithnjë e më shumë.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte sërish titullar, dhe kjo ishte hera e tretë në 5 ndeshjet e fundit në Premier League.

Kontributi i tij nuk është se mungoi, pasi futbollisti 22-vjeçar bëri presion e vrapoi shumë, në një përballje të ashpër në fushën e Luton, që “londinezët” e fituan 3-1 falë cilësisë më të madhe në momentet vendimtare.

Broja ishte në fushë deri kur rezultati arriti 2-0, dhe sidomos u tregua aktiv te goli i parë.

Pati edhe fat pasi u dëmtua përpara pushimit, dhe shqetësimi në një moment ishte i madh.

Sulmuesi “Kuqezi” mbeti i shtrirë në fushë për disa minuta, dhe pati nevojë për ndihmën mjekësore, por nuk pati lëndim, dhe madje nuk doli nga fusha.

Tashmë, Broja ka qenë titullar në 25 për qind të ndeshjeve në Premier, ndonëse ka vetëm një gol e një asist në 12 sfida.

Janë pak për një sulmues, ndërsa situata tij te “Blutë e Londrës” mbetet e paqartë. Të shohim se çfarë do të sjellë janari. /i.m /abcnews.al

Next Post

Ja shifra që pagoi Sparta e Pragës për Tucin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.