Askush nuk priste që Armando Broja të kishte kaq shumë vështirësi pas transferimit te ekipi i Bunrley-t. Sulmuesi shqiptar i kushtoi arkave të klubit rreth 25 milionë euro, por tani prej javësh ka vështirësi për të luajtur.
Trajneri i Bunrley-t, Scott Parker, ka preferuar që të mos e grumbullojë në disa ndeshje të Premier Ligës me motivacionin se lojtari nuk është gati fizikisht për të zbritur në fushë.
Për këtë motiv fakti që ishte mbrëmë që nga minuta e parë në ndeshjen mes Burnley-t dhe Cardiff City, e vlefshme për një vend në turin e katërt të Carabao Cup, kishte shumë rëndësi për Brojën.
Ndeshja e 24-vjeçarit zgjati 78’ ndërsa u vlerësua me notë negative pasi shpërdoroi një shans të artë për të shënuar pas pasimit që mori nga Marcus Edwards. Për Brojën ndeshja kundër Cardiff ishte një shans i pashfrytëzuar.