Wednesday, 3. June 2026
Sport

Armando Brojës i del emri sërish në Itali, Burnley kërkon 12 milionë euro për sulmuesin kuqezi

GS 03/06/2026 1 Min. Lesezeit

Në pritje të zyrtarizimit, Lazio e Gennaro Gattuso-s ka filluar të marrë formë. Mes reparteve që duhet të përforcohen me siguri është edhe sulmi dhe klubi po monitoron merkaton për të gjetur emrin e duhur.

Sipas “La Repubblica”, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, është një nga të vëzhguarit specialë. Burnley ka rënë në Championship dhe sipas gazetës italiane Broja do të ndryshojë skuadër me shumë mundësi.

Klubi anglez kërkon 12 milionë euro, por bisedimet për kalimin e mundshëm të sulmuesit shqiptar te Lazio mund të mbyllen edhe me formulën e huazimit. Broja pëlqehet nga trajneri i ri i bardhekaltërve. Lazio ndjek gjithashtu edhe Sebastiano Esposito të Cagliari-t.

Broja është lakuar edhe sezonet e mëparshme për një transferim në Serinë A, ku të interesuar kanë qenë klube akoma më të mëdha, si Milani dhe Napoli.

Teilen: