• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Armend Dallku mund të rikthehet te Vorskla, por tani si trajner

29/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Armend Dallku mund të rikthehet sërish në futbollin ukrainas, por kësaj radhe si trajner.

Klubi ku vushtrriasi kaloi pjesën më të madhe të karrierës, Vorskla Potlava, raportohet se ka shprehur interesim për të.

“SportArena” bëri të ditur se drejtuesit e klubit po shqyrtojnë mundësinë për t’i ofruar postin e trajnerit të ekipit një prej legjendave të tyre. Duke pasur parasysh disponueshmërinë e licencës përkatëse të trajnerit, përveç Dallkut, në listë është edhe Jovan Markoski.

Vorskla po kërkon trajner pas largimit të Viktor Skripnik. Kjo skuadër renditet në pozitën e shtatë në Premierligën ukrainase, me 23 pikë të grumbulluara pas 17 xhirove.

Sa i përket Dallkut, ai që nga tetori i vitit 2020 është duke udhëhequr Dukagjinin, skuadër të cilën së fundmi e udhëhoqi drejt suksesit historik – kualifikimit në garat evropiane.

Ish-reprezentuesi shqiptar më herët ishte trajner edhe te Prishtina, me të cilën fitoi Kupën e Kosovës.

Vlen të përmendet se 40-vjeçari pikërisht te Vorskla kaloi pjesën më të madhe të karrierës si lojtar – duke luajtur nga viti 2004 deri më 2016.

Armend Dallku ishte bërë lojtari i huaj me më së shumti paraqitje në Ukrainë, rekord të cilin e mban ende.

Next Post

Vetëm 6 muaj në klubin arab, sulmuesi brazilian mund të largohet nga skuadra

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.