Armend Thaqi pritet të ndryshoj ambient, ku pritet dhe largimi nga Cluj.
Thaqi ka pesë ndeshje që nuk grumbullohet fare me skuadrën e tij, CFR Cluj, dhe palët po diskutojnë për një ndërprerje të kontratës.
Mbrojtësi i krahut të djathtë, është duke u ndjekur nga dy gjigandët e futbollit kosovar, ku ditët në vijim do jenë vendimtare për të ardhmen e njërit nga mbrojtësve më të mirë në historinë e futbollit kosovar.
Prishtina dhe Gjilani janë në luftë për të siguruar shërbimet e Thaqit, ku më parë mbrojtësi ishte pjesë e dy skuadrave.
Ditët e ardhshme do jenë vendimtare për të ardhmen e Thaqit, ku do zbuloj dhe skuadrën e tij të re.