• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Armend Thaqi: Nuk u dorëzuam dhe luftuam por nuk arritëm ta fitojmë ndeshjen

27/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Futbollisti i Ballkanit, Armend Thaqi është prononcuar pas humbjes nga Astana.

Thaqi pranoi se Ballkani luftoi dhe nuk u dorëzua deri në fund, por sërish nuk arriti ta evitojë humbjen nga Astana, përcjell GazetaBlic Sport. 

“E kemi ditur prej fillimit se do të jetë ndeshje e vështirë sepse Astana edhe ekip i përgatitur shumë në aspektin fizik. E filluam keq ndeshjen, u rikthyem por prapë pësuam golin e dytë. Nuk u dorëzuam dhe luftuam por nuk arritëm ta fitojmë ndeshjen”, shtoi Thaqi.

“Jemi në garë për kualifikim dhe do të përgatitemi për ndeshjet e ardhshme që na presin në grup. Kemi kohë edhe dy javë dhe do të përgatitemi të shkojmë atje për të fituar dhe ta mbajmë veten në garë. Kjo humbje na ka ulur pak moralin, por ne nuk do të dorëzohemi deri në fund. Humbje na lë një shije te keqe edhe pse kundërshtari i fortë, por duhet ta pranojmë fatin dhe realitetin dhe të bëhemi edhe më gati. Jemi në garë dhe do të luftojmë edhe pse nuk jemi favorit për ta kaluar grupin dhe për këtë duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë”.


Next Post

Ballkani i ‘gëzohet’ rezultatit të ndeshjes Dinamo Zagreb – Viktoria Plzen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.