• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Armend Thaqi shpallet “Ylli i Javës”

17/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kapiteni i skuadrës së Gjilanit, Armend Thaqi e ka fituar epitetin e futbollistit më të mirë për xhiron e 17-të në Superligën e Kosovës.

FFK-ja, të martën ka bërë të ditur se Thaqi e ka fituar çmimin “Ylli i Javës”, i cili ndahet për lojtarin me paraqitjen më të mirë në secilën xhiro.

Komisioni i veteranëve të futbollit, ka konstatuar se Thaqi ishte më i mirë në xhiron e shkuar pasi ishte më i merituari për fitoren e Gjilanit në derbin kundër Dritës me rezultatin 1:0.

Thaqi, jo vetëm që pati paraqitje të mirë, por edhe shënoi golin e vetëm të këtij takimi për ta kthyer Gjilanin tek fitorja.

Pasi ka pranuar çmimin “Ylli i Javës”, Thaqi ka thënë se fitorja ndaj Dritës i jep besim të madh ekipit të Gjilanit për ndeshjet e stinorit pranveror.

Gjithashtu, Thaqi e ka vlerësuar këtë çmim si tejet të rëndësishëm, por ka thënë se për këtë kanë merita të mëdha trajneri Ardian Nuhiu dhe bashkëlojtarët e tij.

“Ky është një çmim që ia dedikoj trajnerit Ardian Nuhiu dhe të gjithë futbollistëve, pasi ky sukses është rezultat i angazhimit të gjithsecilit”, ka thënë Thaqi.

Next Post

Sulmuesi i Atalantës shpallet lojtari i vitit në Afrikë, Lookman fiton “Topin e Artë”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.