• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Arnautoviç: Po vdisja nga lodhja kur më zëvendësoi Simone

01/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një gol që zhbllokoi një ndeshje të ndërlikuar e të vështirë ndaj një kundërshtari të organizuar si Udineze e Kosta Runjaic. Marko Arnautoviç luajti një lojë me substancë dhe guxim, duke shënuar golin e tretë në tre paraqitjet e tij të fundit në Serie A, çka konfirmon momentin e mrekullueshëm që po përjeton sulmuesi.

ARNAUT

“Duhet të shikojmë vetëm veten, pasi nuk mund të ndikojmë në ndeshjet e të tjerëve. Kanë mbetur edhe tetë sfida deri në fund të kampionatit dhe duhet të dalim në fushë çdo ndeshje për të marrë tri pikët, pastaj në fund do të shohim se ku kemi arritur”, ka thënë austriaku, që pas dy javësh do të mbushë 36-vjeç.

Pas dopjetës në Kupën e Italisë dhe një goli në Champions, ai po vërteton se mund të jetë akoma i dobishëm në një skuadër si Interi që aktualisht është në garë për tri trofe pa përfshirë Botërorin e Klubeve që do të zhvillohet në qershor. Lidhur me dobinë e tij, “Arna” tregoi në mikrofonët e klubit:

“Skuadra e di peshën e këtij momenti, ata e ndjejnë emocionin e të qenurit pranë trofeve dhe të gjithë duam të marrim maksimumin prej vetes. Kur u dola nga fusha, i thashë Inzagit se isha shumë i sfilitur. Nuk kam luajtur vazhdimisht për një kohë të gjatë dhe me këtë ritëm është normale të jesh i lodhur, megjithatë më shumë i lumtur me fitoren që morëm kundër Udinezes. Edhe pasi dola nga fusha, mendova vetëm që të bëja tifo për skuadrën nga jashtë së bashku me Dimarko. Besoj se po tregojmë se brenda kësaj organike ka një grup të madh”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Lamine Yamal zgjodhi golin më të bukur që ka shënuar deri më tani në karrierë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.