Thursday, 9. April 2026
Futboll

Arne Slot zbulon arsyen e vërtetë pse Salah nuk luajti asnjë minutë ndaj PSG-së

GS 09/04/2026 1 Min. Lesezeit

Liverpool u mund mbrëmë 2-0 nga PSG në ndeshjen e parë çerekfinale në Champions League, të luajtur në “Parc des Princes”. Humbja mund të kishte qenë akoma edhe më e thellë për anglezët, por Giorgi Mamardashvili bëri disa pritje shpëtimtare.

Ajo që habiti jo pak tifozë dhe jo vetëm, ishte lënia në stol e Mohamed Salah gjatë gjithë ndeshjes. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Slot shpjegoi pse nuk i dha asnjë minutë egjiptianit, duke lënë të nënkuptohet se me të në fushë, humbja mund të ishte më e madhe, pasi Liverpool në minutat e fundit vetëm u mbyll në mbrojtje.

“Në pjesën e fundit të ndeshjes, ishte kryesisht për mbijetesë sesa për të pasur një shans për të shënuar. Salah ka shumë cilësi, por t’i kërkojmë atij të mbrohet për 20 deri në 25 minuta në zonën tonë nuk shkon. Mmendoj se është më mirë ta ruajmë energjinë e tij për ndeshjet e ardhshme”, tha Slot.

Teilen: