Thursday, 19. February 2026
Futboll

Arne Slot:Nëse Liverpool nuk e arrin Ligën e Kampionëve ky do të ishte një sezon i papranueshëm

GS 10/02/2026 1 Min. Lesezeit

Liverpool po përjeton një nga sezonet më të vështira,ku nga objektivi për titullin e kampionit tani duhet të luftoj për një vend në Ligën e Kampionëve.

Për këtë ka folur edhe trajneri Arne Slot,i cili thotë se nëse “The Reds”nuk e arrin kualifikimin në Champions sezonin tjetër atëherë ky sezon është i papranueshëm.

“Duhet të jemi më të mirë, duhet të jemi afër përsosmërisë. Nëse nuk luajmë në Ligën e Kampionëve, sezoni nuk do të jetë i pranueshëm

Përndryshe Slot shton se për të zvogëluar dallimin në pikë me skuadrat lidere duhet fituar shumë ndeshje,dhe tekniku holandez e pranon se nuk e kanë bërë gjatë këtij sezoni.

Kujtojmë që Liverpool pësoi humbje ndaj Manchester City-it në derbin e fundjavës së kaluar neë Premierligë,teksa janë 17 pikë larg liderit aktual Arsenal në pozitën e gjashtë.

Teilen: