• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Arnold flet për përvojen e tij me Arne Slot, e cilëson si “më të mirën ndonjëherë”

23/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trent Alexander-Arnold e ka zbuluar përvojën e të punuarit me trajnerin e ri të Liverpoolit, Arne Slot, duke e cilësuar më mirë se në kohën e Jurgen Klopp.

Arnold debutoi me ekipin e parë të Liverpool më 2016, nën udhëheqjen e Jurgen Klopp, derisa u formësua si një nga mbrojtësit më të mirë të Premier League dhe jo vetëm.

Megjithatë, mbrojtësi anglez foli fjalë të mëdha për trajnerin holandez, Arne Slot.

Anglezi zbuloi bisedat e tij të para me trajnerin e ri të Liverpool dhe tregoi se si ai po e ndihmon të jetë edhe më i mirë në fushën e lojës.

Ai iu tha kështu gazetarëve: “Unë i thash atij se më pëlqen të jem një nga mbrojtësit që kundërshtarët kanë frikë të përballen. U pajtuam se ai duhet të jetë më agresiv ndaj meje. Nëse ndonjë sulmues më kalon, ai duhet ta përmend këtë në mbledhjet me gjithë ekipin dhe të thotë se kjo s’bën të ndodhë”.

“Ne i shikojmë videot e çdo ndeshje dhe më tregon se ku duhet të përmirësohem. Po ashtu m’i thotë edhe të mirat”, shtoi ai.

Ai shtoi më tutje duke thënë: “Është më ‘freskuese’ kur ke një trajner që të ndihmon dhe të udhëheq për t’u bërë lojtar më i mirë. Unë jam dikush që dëshiron të mësoj, dikush që dëshiron të jetë më i miri ndonjëherë”, tha Arnold.

Next Post

VIDEO/ Rrebesh mbi stadiumin e Seria A, shtyhet starti i ndeshjes ku luan kapiteni i Kombëtares

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.