Monday, 23. March 2026
Futboll

Aro Muric dhe Berat Gjimshiti në formacionin e javës nga SofaScore

GS 23/03/2026 1 Min. Lesezeit

Portieri Arijanet Muric dhe mbrojtësi Berat Gjimshiti janë përfshirë në formacionin më të mirë të javës nga SofaScore, falë paraqitjeve të tyre të shkëlqyera.

Muric ishte vendimtar për skuadrën e tij, duke ndihmuar që të sigurohej një pikë e rëndësishme ndaj Juventusit. Ai spikati veçanërisht me pritjen e penalltisë së gjuajtur nga Manuel Locatelli, duke u vlerësuar me notën 8.7 – më e larta për një portier në këtë xhiro.

Nga ana tjetër, edhe Gjimshiti pati një paraqitje shumë solide, duke kontribuar që Atalanta ta mbajë portën e paprekur. Për performancën e tij ai u vlerësua me notën 8.0.

Të dy lojtarët janë gjithashtu të ftuar nga përfaqësueset e tyre – Muric nga Kosova dhe Gjimshiti nga Shqipëria – për ndeshjet vendimtare të play-off-it për Kupën e Botës 2026.

Teilen: