Thursday, 21. May 2026
Sport

Aro Muric dhe Donat Rudhani mungojnë për shkak të lëndimeve, ftohet Faton Maloku

GS 21/03/2025 1 Min. Lesezeit

Portieri i Kosovës, Arijanet Muric dhe mesfushori, Donat Rrudhani nuk do të udhëtojnë me Kombëtaren e Kosovës në Spanjë për ndeshjen e kthimit ndaj Islandës, për shkak të lëndimeve të pësuara në ndeshjen e mbrëmshme në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se dy lojtarët në fjalë e kanë të pamundur të rikuperohen për ndeshjen e radhës.

Ndërkohë, ekipit iu ka bashkuar portieri i Dritës, Faton Maloku. Dardanët udhëtojnë sot pasdite drejt Murcia, ku të dielën do të zhvillohet ndeshja e kthimit Islandë-Kosovë.

Kujtojmë se Dardanët fituan dje takimin e parë në “Fadil Vokrri” me rezultat 2-1./Lajmi.net/

Teilen: