Friday, 10. April 2026
Sport

Aro Muric me gabim skandaloz në ndeshjen ndaj Evertonit

GS 06/04/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Evertonit ka fituar ndaj Burnleyt me rezultatin minimal 1:0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Premier League.

Golin për 1:0 e shënoi sulmuesi anglez, Calvert-Lewin në fundin e pjesës së parë.

Këtë gol sulmuesit anglez ia mundësoi portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric.

Muric bëri një gabim skandaloz dhe ia dha epërsinë ekipit vendas në takimin që po zhvillohet në stadiumin “Godison Park”.

Teilen: