• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Aro Muriq, sërish në formacionin e javës

29/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriq sërish ka zënë vend në formacionin e javës në Premier League.

Muriq është përfshirë në ekipin më të mirë të xhiros së 35-të dhe është përfaqësuesi i vetëm i skuadrës së Burnleyt në këtë formacion.

Ai ishte më i vlerësuari në barazimin e Burnleyt 1:1 në udhëtim te skuadra e Manchester Unitedit pas paraqitjes fantastike që e pati në këtë përballje.

Në fakt, Muriq ishte më i merituari për pikën e fituar të Burnleyt pasi gjatë ndeshjes pati hiq më pak se nëntë pritje, ndërsa kjo ishte paraqitja e tij e shtatë këtë edicion në elitën e futbollit të Anglisë.

Me pikën e fituar ndaj Manchester Unitedit, Burnley mbetet në garë për mbijetesë kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të edicionit.

Aktualisht, Burnley është i parafundit në tabelë me 24 pikë të mbledhura, dy më pak se Nottingham Foresti që është i 17-ti, pozitë kjo që siguron mbetjen në Premier League edhe për edicionin tjetër.

Next Post

Inter informohet për çmimin e Zirkzee, zikaltërit duan holandezin në skuadër

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.