• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Aromë” finaleje, dominojnë gjermanët e Bajernit/ Ja bilanci me Interin në Champions

12/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bajern Mynih dhe Inter do të përplasin “brirët” në fazën e çerkfinaleve të Champions-it në edicionin 2024-2025. Fakti që finalja do të mbahet në “Allianz Arena”, është një motiv shtesë për bavarezët, me qëllim përsëritjen e sezonit 2011-2012, aty ku ata u mposhtën nga Çelsi pas penalltive.

BAJERN-INTER

Interi, nga krahu tjetër, ka treguar paraqitje solide në Serinë A dhe jo më kot gjendet në vendin e parë. Edhe rekordmenët e Gjermanisë mbajnë kreun në Bundesligë, me një diferencë të madhe nga ndjekësi më i afërt, Bajer Leverksuen. Kubi italian eliminoi në raundin e 1/8-tave holandezët e Fejnordit, teksa gjigantët nga Mynihu triumfuan në derbin e Gjermanisë, duke thyer ekipin e Ksabi Alonsos.

HISTORIKU – Përballja e parë në Ligën e Kampioneve mes Bajern Mynih dhe Inter daton prej 23 nëntor të vitit 1988. Ndeshja e parë u mbajt në Gjermani, ku zikaltrit triumfuan përpara 69. 250 spektatorëve, faza e 16- tave. Takimi i kthimit u luajt në dhjetor të po atij viti, teksa bavarezët avanconin në fazën tjetër pas suksesit 1- 3, aty ku goli në fushën kundërshtare rezultoi përcaktues.

Ndeshja më kulminante mes këtyre ekipeve e ka “epiqendrën” në “Santiago Bernabeu”, finalja e Champions-it në vitin 2010. Të besuarit e Zhoze Murinjos triumfuan me shifrat 2-0, e përkthyer me tripletën e famshme. Precedenti i fundit përkon me ciklin 2022-2023, kohë kur Julian Nagelsman në “timonin” e Bajernit thyente në të dyja ndeshjet Interin në grupe, me shifrat e përgjithshme 4-0. Bilanci në total është: 5 fitore për bavarezët, 1 barazim dhe 3 suksese të zikaltrit.

PRECEDENTET

PANORAMASPORT.AL

Next Post

“Mbretërit nuk e lëshojnë fronin” – Reali mbetet Real përballë Atleticos, kualifikohet në çerekfinale

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.