Erik ten Hag kurorë zoi një sezon të parë premtues në stolin e nxehtë të Mançester Junajtidit, duke i dhënë fund pritjes gjashtëvjeçare të klubit për të fituar një trofe (fituan Kupën e Ligës). Por gjërat kanë shkuar keq që atëherë dhe presioni po shtohet mbi holandezin dhe ekipin e tij pasi Njukasëlli i shkaktoi Mançester Junajtidit humbjen e tetë në 15 ndeshje të mërkurën, duke prerë biletën në çerekfinale.
Pasojat po bëhen edhe më të rënda veçanërisht pas humbjes me të njëjtin rezultat (3-0) në “Old Trafford” edhe në derbin kundër Sitit të dielën: “Ne e dimë se kjo nuk është mjaftueshëm mirë. Ne duhet të marrim përgjegjësinë, unë duhet të mbaj përgjegjësi për këtë. Ne nuk po luajmë mirë, ndaj më vjen keq për tifozët. Është nën standardet tona dhe duhet ta rregullojmë. Duhet të rikuperohemi nga kjo, por duhet të rikuperohemi shpejt, e shtuna është ndeshja e radhës (kundër Fulhamit) dhe ne duhet të rrisim standardet tona.
Kjo nuk është mjaftueshëm mirë”, deklaroi trajneri holandez. I pyetur nëse ai mendonte se skuadra ka personazhet e duhur për të përmbushur standardet në klub, Ten Hag tha: “I kemi, jam i sigurt për këtë. Lojtarët do të ngrihen në këmbë, ata do të qëndrojnë së bashku. Ju e keni parë, ata janë përpjekur. Por ende shumë stres në atë finale”, shtoi futbollisti që humbi edhe finalen kundër Çelsit në vitin 2021 për shkak të një dëmtimi të ngjashëm. “Për shkak të gjithë atyre lëvizjeve, unë mund ta kem bërë çarjen pak më të madhe. Por ia vlejti”. ne e dimë se kjo nuk është mjaftueshëm mirë, dhe siç thashë, unë jam përgjegjës për këtë dhe ne duhet ta bëjmë këtë së bashku”.
Tekniku këmbënguli se mënyra e vetme për skuadrën që të kapërcejë vështirësinë e tyre aktuale është të rrinë të bashkuar. Por ish-mbrojtësi i “djajve”, Geri Nevil, ndien aromën e shkarkimit të trajnerit, ndërsa shkruante në ish-platformën “Twitter”: “Mbrëmjen e shkuar ne pamë ‘Teatrin e Ëndrrave’ të kthehet në ‘Teatrin e Asgjësë’. Çdo tifoz i Junajtidit ishte i mërzitur dhe i demoralizuar. Në fushë lojtarët janë në shok, paraqitjet trishtuese dhe një trajner që po vuan përpara syve tanë. E kemi parë më parë dhe e dimë se si kjo përfundon”.
Përgatiti: ANDROKLI DRALO -PANORAMASPORT.AL