Wednesday, 8. April 2026
Sport

Arrestohen në Spanjë 23 persona për kurdisje të ndeshjeve në futboll dhe sporte të tjera

GS 20/09/2023 2 Min. Lesezeit

Policia spanjolle, Interpoli dhe Europoli ka kryer disa arrestime teksa janë zënë njerëz që kanë kurdisur ndeshje në futboll, por edhe në sporte të tjera, raportojnë mediat ibrike, shkuan Lajmi.net.

Është konstatuar se në Spanjë është krijuar një rrjet kriminal i përbërë nga shtetas të Bullgarisë dhe Rumanisë dhe dihet edhe mënyra se si ata kanë fituar para në mënyrë të paligjshme.

  

Gjithashtu u zbulua se drejtuesi i organizatës, një ish-pingpongist bullgar, ka dhënë ryshfet disa futbollistëve që luanin për klubet rumune të futbollit.

Europol thekson se anëtarët e këtij grupi më së shpeshti vënë baste në ndeshjet në ligat e futbollit aziatik amerikano-jugor, si dhe në Bundesligë.

Dyshohet se kanë marrë para edhe nga UEFA Nations League, Botërori në Katar, si dhe turne tenisi ATP dhe ITF.

Gjatë aksionit policor janë arrestuar 23 persona, janë kontrolluar katër shtëpi, si dhe tre automjete luksoze, një aparat për bllokimin e sinjalit, 47 llogari bankare, 80 telefona.

  

  


Teilen: