Sunday, 26. April 2026
Sport

Arrestohet futbollisti i Dukagjinit, teksa po bëhej gati të hynte në fushë

GS 04/02/2024 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i Dukagjinit, Theophilus Solomon është arrestuar sot derisa po zhvillohej ndeshja e Kupës së Kosovës kundër Dinamos.

Në momentin që trajneri ka vendosur ta inkuadroj në lojë në pjesën e dytë, policia e ka thirr brenda stadiumit dhe ia ka vendosur prangat.

Dyshohet se Solomon e ka pasur obligative të lajmrohet çdo 3 muaj në polici, dhe nuk e ka respektuar atë vendim.

Kujtojmë që ai ishte i arrestuar edhe më herët, pasi akuzohet për veprën penale dhunim.

Teilen: