Saturday, 4. April 2026
Sport

Arrestohet sulmuesi anglez, goditi të riun që “i vodhi” një foto

GS 09/12/2025 1 Min. Lesezeit

Ivan Toney është futbollisti i arrestuar në orët e para të së shtunës, më 6 dhjetor, i akuzuar për goditje me kokë të një personi në një bar në Londër.

Sipas raportimeve të tabloidit “The Sun”, ish-sulmuesi i Brentford, tani tek Al Ahli, dyshohet se sulmoi një të ri pasi ky i fundit e kapi për qafe dhe u përpoq të bënte një selfie me të.

Kjo nuk është hera e parë që sulmuesi anglez ka bërë bujë në media për arsye jashtë fushës: Toney ishte skualifikuar më parë për tetë muaj për shkak se kishte vënë bast në ndeshjet e tij.

Teilen: