Monday, 16. March 2026
Sport

Arrihet akordi, arabët sigurojnë yllin e sulmit të Mançester Sitit me ofertën marramendëse

GS 16/07/2023 1 Min. Lesezeit

Një tjetër futbollist i njohur do t’i bashkohet së shpejti kampionatit të Arabisë Saudite. Mediat britanike kanë bërë të ditur se edhe ylli i Mançester Sitit, Rijad Mahrez, ka arritur përfundimisht akordin për t’u bërë pjesë e Al Ahli.

asasasasasasa

Ky i fundit kërkonte prej kohësh futbollistin, por negociatat nuk kishin përfunduar pasi diskutohej rroga e tij. Këtë fundjavë është arritur një marrëveshje nga e cila Mahrez do të përfitojë 43 milionë paund në vit, plus bonuse të tjera të ndryshme që e rritin edhe më shumë rrogën e tij.

Kontrata që i është propozuar është dyvjeçare dhe 32-vjeçari ka thënë “po”, i bindur se Mançester Siti do ta lërë të largohet, meqë do të përfitojë ekonomikisht nga shitja e algjerianit. Al Ahli po bën gati një ofertë prej 30 milionë paund për sulmuesin, që vlerësohet e mjaftueshme për të bindur fituesit e Ligës së Kampioneve që ta lënë të lirë të fillojë një eksperiencë të re.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: