Thursday, 22. January 2026
Sport

Arrihet dakordi: Tuchel largohet nga Bayerni në fund të sezonit

GS 21/02/2024 1 Min. Lesezeit

Siç bëhet e ditur nga gazetari gjerman, Florian Plettenberg, Bayern Munichu dhe Thomas Tuchel kanë rënë dakord që të ndajnë rrugët në fund të këtij sezoni.

Një mbledhje u mbajt sot në mëngjes dhe përfundoi me dy palët duke arritur marrëveshje që e sheh atë të mbetet trajner deri në fund të këtij sezoni, por jo më tepër, raporton KosovaPress.

Është një vendim që nuk sjell befasi, duke marrë parasysh formën e dobët së fundmi të kampionit gjerman.

Teilen: