Futbollisti i Kombëtares së Marokut, Hakim Ziyech është duke u larguar nga Chelsea për në Arabinë Sudite.
Ashtu siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano tashmë është arritur një marrëveshje dhe lojtari 30-vjeçar pritet t’i bashkohet klubit të Al Nassr, shkruan Lajmi.net
Ziyech pritet të nënshkruaj një kontratë deri në vitin 2026, por ende nuk dihet se cila është shuma e parave që do t’i fitoj.
Mesfushori anësor me Blutë e Londrës ka kontratë deri në vitin 2025, por ai preferon një aventurë të re në shtetet arabe dhe sigurisht pritet të jetë bashkëlojtar i Cristiano Ronaldos.
Ziyech gjatë sezonit që lam pas në Premier League zhvilloi 18 ndeshje dhe bëri vetëm tre asiste./Lajmi.net/
Understand Al Nassr have reached full verbal agreement with Hakim Ziyech to join the club. Personal terms agreed. 🚨🟡🔵🇸🇦
Ziyech will sign until June 2026, if all goes to plan.
Agreement reached also with Chelsea, waiting to prepare, check then sign contracts.
Here we go! 🇲🇦 pic.twitter.com/wywVV8cocB
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 21, 2023