Është dita e Manuel Locatelli: mesfushori është gati të nënshkruajë rinovimin e kontratës së tij me Juventus.
28-vjeçari do ta zgjasë kontratën e tij me klubin nga Continassa deri në vitin 2030, me një pagë prej rreth katër milionë eurosh plus bonuse.
Kapiteni i Juventus, aktualisht po takohet me drejtuesit e klubi bardhezi, së bashku me agjentët e tij për të nënshkruar kontratën e re.
Prandaj, Locatelli do të vazhdojë udhëtimin e tij te Juventus, i cili filloi në gusht 2021, kur ai mbërriti në Torino nga Sassuolo.
Me bardhezinjtë ai ka realizuar 9 gola në 224 ndeshje zyrtare, duke qenë një nga shtyllat e skuadrës dhe duke merituar shiritin e kapitenit.
Teilen: